Ç’duan Shqiptarët?!
Arta DAUTI
/2L ONLINE/ – Të gjithë thonë se historia përseritët, duke mos ju referuar si një gojëdhëne apo një llojë bestynie, të vie në mendje Manifesti Politik i Sami Frashërit i hartuar më 1879, Ç’duan Shqiptarët.
Ky manifest politik në atë kohë ishte Kuran dhe Bibël për të gjithë patriotet e kohës së atëhershme Shqiptare.Në këtë Manifest Politik deklaroheshin qartë kërkesat e shqiptarve të asaj kohe. Tani pas shumë kohësh të vie rrotull mendjës se çka po i mungon Kosovës?
Një manifest politik, një Sami Frashër ,apo një Program Politik Unik.
Tani në këtë kohë kur vendi ynë po përballet me shumë gjëra të cilat po i japin vendit një gjendje jo stabile të vie ne mendje vetëm një pytje: Ç’duan Shqiptaret ?
Kur them Shqiptarët i referohem popullsisë shqiptare që jeton në Kosovë.
Ngjarjët e fundit që ndodhën në vendin tonë të bën të mendosh se në cilin krah të politikës do te rrështohen popullata e Kosovës.
Asociacioni dhe demarkacioni
Nënshkrimi i Asocacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi, shkatoi një tronditje në skenën politike Kosovare. Miratimi i marrëveshjeve e ngriti opozitën e Parlamentit të Kosovës në këmbë. Opozita duke filluar me protestat brenda parlamentit të Republikës e pastaj ato u bartën edhe tek populli të cilat më pas morën një drejtim që e dërguan vendin në një gjendje kaotike. Protestat e fundit të opozitës në një formë e ndan popullin shqiptar të Kosovës në tre qëndrime
1.Ata që përkrahnin Opoziten
2.Ata që nuk e përkrahnin Opozitën dhe qëndronin indifernet ndaj thirrjeve për protesta kundër marrveshjes
3.Policia e Kosovës
Kur i referohësh Policisë së Kosovës në këtë gjëndje të krijuar ata mbesin pika e cila po paguan më se shumti në këtë mes.
Policia e Kosovës ka për obligim mbrojtjen dhe rendin, si dhe respektimin e ligjit në vend.Mirëpo siç shihët kjo gjë nuk ju bën përshtypje protestusve të cilët nga pamjet që kemi mundur ti shohim nuk kanë kursyer asgjë madje as koktej molotovi të drejtuara në drejtim të policisë së shtetit. E gjithë kjo për arsye të nënshkrimit të marrëveshjeve të cilat u nënshkruan nga Elita e Politikës Kosovare.
Kush po Gabon?!
Në një intervistë të dhënë nga kryeministri i vendit Isa Mustafa ku theksoi se ishte rekomandim i Bashkimit Evropian që Kosova të nënshkruante marrëveshjen për Asocimin Komunave me shumicë serbe, të bën të mendosh se: A ishin të obliguar Thaçi e Mustafa të nënshkruajn këto marrëveshje?
A e dinin ata se nuk do të pranohej kjo marrëveshje nga një pjesë e popullsisë në Kosovë?
Dhe çka nëse sdo e nënshkruanin Asocacionin?
Të gjithë qytetarët e Republikës do ti gëzoheshin faktit nëse ne si Kosovë do të hynim në Bashkimin Evropian, mirëpo deri tek kjo rrugë Kosova duhet të përmbush disa çështje të cilat BE i ka caktuar në Samitin e Selanikut në vitin 2003 për shtetet e Ballkanit Përendimor. Procesi i Bashkimit Evropian-BE i ndihmon dhe i shërben si udhërrëfyes secilit vend në procesin e zhvillimit të tyre, në mënyrë që kur të bëhen anëtarë të plotë të jenë në gjendje të vënë në jetë standardet europiane, duke i mundësuar secilit që të jetë në gjendje të luajë rolin e tij si anëtar me të drejta dhe obligime të plota.
Në kuadër të negociatave të Procesit te Stabilizim Asocimit (PSA-së,) Për të hyrë në këto negociata duhët të përmbushen disa kritere të cilat një ndër to është edhe Institucinalizimi i cili parasheh se: Institucione stabile të cilat garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve (kriteret politike).
Duke përmbushur shumë dëtyra Kosova si shtet pretendon që një ditë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian,duhët të pranoj rekomandimet e BE-se duke përfshir këtu edhe Asociacionin pa marrë parasysh është apo nuk është në favor te etins shqiptare në Kosovë. Po sikur të ishtë opozita pjesë e qeverisjes në këtë kohë kur po ndodhin këto procese a do të nënshkrunte ajo një marrveshje të tillë.
Natyrisht se do te nënshkruante sepse në qështje të jashtme nuk do të cilësohej si një shtet që synon ti bashkohët Europës. Prandaj çdo njëri duhet të bëj një pytje të pergjithshme, ç’duam Ne ? Duam të rreshtohemi për krah Europës dhe të përmbushim dëtyrat tona si një shtet i sapo formuar por që kishim fatin në shumë çështje të cilsohemi si rast unik e që ishte në favor të Kosvës,apo s’duam të jemi me Europë dhe të kundërshtojmë të gjitha marrëveshjet të rekomanduara nga Bashkmi Europian e të ngelim një shtet i izoluar me të gjitha këto problem sociale ,ekonomike ,infrastrukturore që ballafaqohemi për çdo ditë të jetës. /2L ONLINE/
