Çdo gjë gati për Manifestimin “Flakadani i Karadakut 2018”

Çdo gjë gati për Manifestimin “Flakadani i Karadakut 2018”

Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e Manifestimit tradicional kulturor e sportive “Flakadani i Karadakut 2018”, që mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës Sokol Haliti.

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport Milot Lala, përmes një konference për shtyp, ka shpalosur agjendën e aktiviteteve që parashihen të zhvillohen për gjatë javës në Viti.

“Hapja e manifestimit do të bëhet nesër më 21 mars, pra të mërkurën prej orës 18:00 me ndezjen e flakadanit në sheshin “Nijazi Azemi”, kurse më pas, do të hapet një ekspozitë në shtëpinë e dëshmorit në Mogill.

Më 22 mars, do të mbahen garat rajonale të recituesve prej orës 11:00, kurse ora e madhe letrare më 23 mars, gjithashtu prej orës 11:00”, tha drejtori Lala.

Njiherit ai ka përmendur edhe Festivalin e Ansambleve dhe Shoqërive Kulturore Artistike që do të mbahet më 24,25 dhe 26 mars që edhe këtë vit ka karakter garues dhe marrin pjesë grupe nga gjitha trojet shqiptare, si dhe diaspora, respektivisht Zvicra.

KOMENTE