DYLON

Çdo 60 vjet dëbim, shpërngulje apo migrim!?

Avatar photo Redaksia

Arianit SLLAMNIKU

/Reformimi I administratës nga Sulltan Abdylhamidi I dytë që njihet si reforma e Tanzimatit të vitit 1839 ku pasoi edhe me dekretin e Hatihumajunit të vitit 1856 dha shpresë të madhe për pasuesit e bizantit gjegjësisht ortodoksët e Ballkanit në krye me Serbët që të shtrinin dorën në vilajetet ku banoheshin dhe administroheshin nga vet shqiptarët e veçanërisht në 2l online/ – drejtim të Vilajetit të territorit shqiptar më të madhin në Ballkan, ai I Kosovës me qendër në Shkup nën pushtetin Osman.

EkoHigjiena

NAÇERTANIJA – 1878

Ishte I riu Ilia Grashanin, përfaqësues I mbretërisë serbe dhe një patriot, intelektual dhe burrshtetas serb I cili pasiqë emërohej në vend të Toma Vuqiqit si ministër I punëve të brendshme në moshën 31 vjeçare, pas një viti gjegjësisht në vitin 1844 harton planin e parë zyrtar por I cili plan u mbajt sekret brenda qarqeve të ngushta qeveritare dhe mbretërore serbe deri ne vitin 1906 për një Serbi ndryshe nga ajo e deritanishmja. Lufta e Krimesë ndërmjet forcave Osmane dhe atyre perendimore e bëri që Grashini të shquhej për pozicionin e tij apo të Serbisë si vend neutral ndërmjet Rusisë me perëndimin dhe Osmanëve me çka fuqizohet në pozicionet e saja për të proceduar me projektin nacional në Ballkanin e trazuar ndërmjet perandorisë Osmane e cila humbte territor gjithandej ditë për ditë dhe revolucionit të Habzburgëve I cili pritej të dominon për një kohë.

Hutia e madhe e Administratorëve Shqiptar të qeverisë Osmane e cila dita ditës pritej të binte, bëri që me shpërnguljen e forcave osmane, popullata e shtrirë në Rrafshin e Toplicës së atëhershme e në tërë territorin e Vilajetit të Kosovës I cili shtrihej prej Prijepoljes së sotme të Malit të Zi, Sanxhakun në tërësi, Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë për çka me zmbrapsjen e forcave osmane, administrate si dhe një pjesë e madhe e popullatës së atëhershme e sidomos beglerët e asaj kohe, barten për në Anadoll derisa në anën tjetër Planin e Grashaninit e lehtësonin për implementim në terrenin e mjegulluar nga interesat e fuqive të mëdha apo edhe përqendrimi I vëmendjes kah pjesët tjera të evropës dhe Azisë ku interesat strategjike dhe ato gjeopolitike ishin më të mëdha se sa në Ballkanin e mbushur me histori dhe me dyndje.

Pra ashtu edhe siç thotë Rayan Gingerals në librin e tij të botuar në Oxford dhe shumë autorë të tjerë që përafërsisht biejnë dakord edhe me konkluzionin tim se nuk ishin Osmanët që I dyndën shqiptarët nga Toplica dhe viset tjera apo që I lanë në mes të rrugës dhe të pa shkolluar e pa pushtet, por ishte hutia e udhëheqësve shqiptarë të veshur me petkun e qeveritarit të lartë nën perandorinë osmane që nuk kanë qenë të zot me u organizua vet për mbrojtjen e trojeve të veta dhe popullatës autoktone nga projekti serb me apetite për ekspansion.

KONVENTA – 1938

Ishte koha kur përfundoi lufta Ballkanike e cila I parapriu ajo e Çanakalasë me çka edhe qeveritë e dy vendeve mbretërisë së Jugosllavisë në krye me mbretin Petri I dhe Turqisë së pas Ataturkut në krye me Xhelal Bajarin I emëruar në tetor të vitit 1937 kryeministër I vendit dhe I cili vazhdoi të qeverisë vendin edhe pas vdekjes së Ataturkut, ranë dakord për për pranim dorëzimin e popullatës turke nga trevat jugosllave për në Turqi.

Ishte koha kur Turqia kishte nevoja të mëdha dhe emergjente për ndërtimin apo rindërtimin e një shteti dhe qeverie të re pas asaj osmane e cila edhe si term në shkencat humane njihet me emrin Kemalizëm.

Në dokumentin e marrëveshjes së 10 majit të vitit 1938 kërkohej që të gjithë qytetarët “vullnetmirë” me përkatësi fetare muslimane dhe me kombësi turke që të dorëzohen pranë autoriteteve të qeverisë së Turqisë në territorin neutral të Selanikut para komisionit miks të të dyja qeverive, asaj jugosllave dhe turke.

Në kundërvlerë për kokë banori të shpërngulur, qeveria jugosllave do të paguaj nga 500 lira turke derisa për 40.000 banorë do t’i biejnë 20 milion lira turke të cilat do të paguhen periodikisht bazuar në Konventën e nënshkruar nga të dyja palët.

Në takimet e një pas njëshme deri me nënshkrimin e këtij dokumenti, në protokolet e shënuara citohen numrat e saktë të banorëve me përkatësi nacionale shqiptare të cilët DUHET të dëbohen e që sillej prej 200.000 deri në 2 milion banorët e territorit të dikurshëm Vilajetit dhe tanimë të Banovinës së Vardarit që e përfshinte ish Vilajetin e Kosovës me pjesë tjera të Serbisë dhe Maqedoninë në tërësi dhe që zyrtarisht dihet se shpërngulja në emër të këtij dokumenti ka vazhduar deri në vitin 1960.

PATKOI – 1998

Plan ushtarako policor serb I zbuluar nga qeveritarët dhe inteligjenca bullgare por e elaboruar mirë nga mekanizmat shtetëror gjerman asokohe me në krye me z. Fischer, planin e armatës serbe e cila ishte e pregatitur enkas për kryengritje eventuale shqiptare e veçanërisht sulmet e jashtme të bashkërenduara me përkrahjen shqiptare nga territori I brendshëm t’I asgjësonte me dëbim nga trojet etnike, e bëri që pjesërisht të dështojë.

Projekti u lansua menjëherë me të filluar konfrontimi me guerilën shqiptare nën siglën UÇK me çka si forcë ushtarake e strukturuar mohohej nga zyrtarët e institucioneve paralele kosovare që udhëhiqeshin nga Presidenti Rugova, e që njohja zyrtare e strukturave ushtarake nga qeveria në ekzil nënkuptonte me automatizëm hyrjen në fuqi të planit ushtarak serb nën emërtimin “Patkoi” e që në fakt pak para intervenimit të NATO-s edhe ishte aktivizuar.

Kemi të bëjmë me një elaborat pas rrafsh 60 viteve nga dëbimi I fundit gjegjësisht nga Konventa e marrëveshjes së Mbretërisë së Jugosllavisë dhe asaj të Turqisë për dëbimin e fundit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Plani Patkoi kishte për qëllim dëbimin e një mase prej afër 90% të popullatës etike shqiptare nga viset e Kosovës në drejtim të një pjese kah Mali I Zi, një pjese tjetër kah Maqedonia si dhe shumicën dërmuese drejt e në Shqipëri, gjë që edhe ashtu ndodhi.

“Patkoi” u implementua në terren në mënyrë që ai edhe u realizua në pjesën më të madhe të tij e sidomos në dëbimin e atij numri të madh të shqiptarëve drejt viseve të elaboruara në projektin ushtarak, si dhe vrasjet, djegiet dhe masakrimet e kryera nga formacionet policore dhe paraushtarake serbe.

“Patkoi” dështoi vetëm në analizën e intervenimit të jashtëm si ai I NATO-s dhe neutraliteti të forcave ruse që ishte pika e kthesës për banorët e dëbuar dhe assesi nuk bëhej fjalë për dështimin si pasojë e përballjen me forcat guerile shqiptare, pasi që nuk përbënin ndonjë element që e stagnoi dëbimin e atij numri aq të madh të popullatës e lëre më të stagnimit apo edhe dështimit të projektit në tërësi.

Përfundim

Si në projektin e Naçertanias të realizuar në vitit 1878 apo të Memorandumit Mbretërisë së Jugosllavisë dhe asaj të Turqisë të vitit 1938 njëjtë edhe ai I Millosheviqit I vitit 1998 kanë dy emërues të përbashkët:

1. Projektuesit janë nga I njëjti popull dhe për të njëjtin qëllim: në dëm dhe kundër trojeve shqiptare
2. Këto projekte kanë ndodhur në një diferencë kohore prej 60 vitesh njëra prej tjetrës (Nacertania 1878+60=1938 – Konventa, Konventa 1938+60=1998 – Patkoi).

Asnjëherë nuk ndodhi ndonjë plan shqiptar për mbrojtjen nga ekspansionet e të tjerëve apo edhe ekspansionin e tyre drejt tokave të huaja. Kjo nuk ndodhi sepse shqiptarët janë aq liridashës, paqedashës dhe të mëshirshëm por nuk kanë ditur dhe nuk kanë pasur guxim të nisin ndonjë projekt apo plan të tillë siç I kemi këto tri plane të shtetit dhe kombit serb drejt trojeve tjera.

Emëruesi I përbashkët tek shqiptarët pse gjithmonë janë viktima dhe humbësi janë dy arsye:

1. Gjithmonë kanë qenë popull I pashkolluar,
2. Virtyt kryesor e kanë pasur nënshtrimin dhe jo trimërinë.

Derisa duke dashur që neve t’i fshehim paaftësitë tona për shtetndërtim, do të vazhdojmë që për një pjesë të historisë të vajtojmë, për një pjesë tjetër të fajësojmë të tjerët për dështimet tona derisa pak suksese të arritura në të mirë të shqiptarëve nga të tjerët, do t’i përvetësojmë si tonat duke thurur lavde dhe elegji përmes zërit të ngritur deri në kupë të qiellit përmes këngëve të shahirave me sharki e çifteli për trimëritë të cilat realisht po del se nuk i patëm kurrë duke marrur parasysh se për 160 vite humbëm mbi 60% të territorit që e patëm dikur.

Tash hajt, vazhdoni vajtoni në vend se të ju leni rrugë gjeneratave që dinë dhe munden. /2L ONLINE/