DYLON

Cat Stevens: Babë e bir (Father and son)

Avatar photo Redaksia

BABË E BIR (CAT STEVENS: FATHER AND SON)

Nuk âsht koha me bâ ndryshim
Veç shlirohu, merre shtru’t
Je hala i ri, ky âsht faji jot
Jân’ kaq shumë gjana që duhësh m’i ditë
Gjâje ni çikë, rahatohu
Nëse don, mun m’u martu
Kqyrëm mu, jâm i vjetër, po i lumtun

Dikur jâm konë si ti tash, edhe e di që s’âsht le’t
Me kânë i qetë kur e ke marrë vesh që po ndodh diçka
Po mos u gut, reflekto
Hej, men’o për krejta që i ki
Se ti je k’tu nesër
Po ândrrat e tua mund t’mos jenë

EkoHigjiena

video: CAT STEVENS: FATHER AND SON

Qysh muj me provu me shpjegu
Se kur e bâj ai largohët prap’
Gjith’ u kânë njejt’, storja e njejtë e vjetër
Prej momentit që kâm mujtë me folë m’kanë urdhnu me ngu
Tash ka m’nyrë dhe e di që duhna m’u largu
E di se duhna me shku

Nuk âsht koha me bâ ndryshim
Veç ulu, merre shtru’t
Je hala i ri, ky âsht faji jot
Jân’ kaq shumë gjana nëpër t’cilat duhësh me kalu
Gjâje ni çikë, rahatohu
Nëse don, mun m’u martu
Kqyrëm mu, jâm i vjetër, po i lumtun

Krejt kohnat që kâm kajtë
Tu i majtë mrena krejt gjanat që i disha
Âsht ‘shtirë, po ma ‘shtirë âsht m’e injoru
Po ta kishin mirë, isha pajtu
Mir’po ata dinë, jo un’
Tash ka m’nyrë dhe e di që duhna m’u largu
E di se duhna me shku

/RIDVAN BUNJAKU/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.