DYLON

Caritasi Zviceran paralajmëron vazhdimin e bashkëpunimit me Vitinë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur sot në takim përfaqësues të Caritas-it Zvicren ku është biseduar rreth mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre, konkretisht në fushën e edukimit parashkollor ku gjatë takimi është thënë se Caritasi Zviceran ka kënaqësinë të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me Komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar Caritasin e Zvicrës për kontributin që ka dhënë ajo përmes projekteve të saj në Viti duke potencuar se komuna të cilën ai e drejton është mirënjohës dhe e interesuar të vazhdoj këtë bashkëpunim pasi që ai cilësoi se kjo është në interes të qytetarëve të vitias.

EkoHigjiena

Ndërkaq Kreshnik Basha nga Caritasi Zviceran tha se ata më të vërtetë janë të kënaqur që të vazhdojnë bashkëpunimin me këtë komunë. “Caritasi i Zvicrës ka kënaqësinë të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me Komunën e Vitisë pasi që në periudhën e kaluar jemi ndarë shumë të kënaqur me mënyrën e implementimit të këtij projekti në këtë komunë” u shpreh Basha.

Ai tha se gjatë këtij takimi ata pajtuar që deri në fund të muajit shtator të arrihet marrëveshja me qëllim që në muajin tetor klasat të cilat përzgjedhë nga Drejtoria e Arsimit të pajisën me materialin e nevojshëm si banka, karrige por edhe materiale të tjera ndihmëse të cilat shfrytëzohen nga mësimsënsit gjatë procesit edukativo-arsimor.

Me këtë projekt parashihen edhe trajnime në fushën e edukimit parashkollor të certifikuar nga MASHT-i. Për ndryshe financimi i këtij projekti do të bëhet nga Caritiasi Zviceran.

Qahil Sinani, Drejtor i Arsimit në Viti tha se gjatë vitit të kaluar Caritasi Zviceran i ka ndihmuar 4 klasë duke potencuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes gjatë këtij viti pritet të incvertarizohen edhe 7 klasë të tjera.

Drejtori Sinani tha se nevojat për investime janë të mëdha duke e çmuar lartë ndihmën e Caritasit Zviceran në këtë drejtim. Po ashtu gjatë këtij takimi Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi është interesuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e Bujqësisë. Përndryshe ky takim është mbajtur me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti./2L ONLINE/