DYLON

Caritasi i Luksemburgut shpërndan 10 moto-kultivatorë për fermerët e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Caritasi i Luksemburgut me seli në Ferizaj në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit ka bërë sot shpërndarjen 10 moto-kultivatorëve për banorët e fshatrave: Gadish, Kishnapole, Sllakovc i Ulët dhe Sllakovc i Epërm.

Në këtë projekt Komuna e Gjilanit ka participuar me 30 për qind, përfituesit me 10 për qind, ndërsa pjesën tjetër e ka mbuluar Caritasi i Luksemburgut.

EkoHigjiena

Në shpërndarjen e këtyre moto-kultivatorëve ka marrë pjesë edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, i cili e ka falënderuar organizatën e sipërpërmendur për ndihmesën, ndërsa është zotuar se Komuna e Gjilanit e ka në prioritet bashkëpunimin me donatorët për projektet e përbashkëta.

“Në emër të kryetarit Haziri dhe në emrin tim e falënderoj Caritasin e Luksemburgut për këtë projekt. Ky është një projekt i përbashkët në mes Caritasit të Luksemburgut, Komunës së Gjilanit dhe fermerëve. Është prioritet i yni bashkëpunimi në projekte të përbashkëta mes donatorët. Caritasi Luksemburgut ka ndihmuar në vitin 2013 me projekte të vogla në bletari, pylltari e në projekte të tjera, por ky projekt është më i veçantë ngase vlera është më e lartë dhe konsiderojmë se me dhënien e 10 moto-kultivatorëve për këta fermerë, i kemi siguruar 10 vende të punës. Prandaj, intenca jonë është që të orientohemi në këto projekte të cilat rigjenerojnë vende të punës”, ka thënë Ramadani.

Fjalë falënderuese për Caritasin e Luksemburgut pati edhe koordinatori i këtij projekti, Ramadan Mehmeti, i cili u shpreh i lumtur për përfitimin e banorëve të kësaj ane.

Dhjetë fermerët të cilët morën moto-kultivatorët kanë falënderuar Caritasin e Luksemburgut për këtë donacion dhe Komunën e Gjilanit, duke thënë se tashmë do ta kenë më të lehtë t’i punojnë tokat e tyre./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.