DYLON

Caritas Kosova ndihmon 50 familje vitiase

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – 50 familje vitiase të cilat janë në gjendje jo të mirë ekonomike janë ndihmuar gjatë këtyre ditëve dhe atë falë të një donacioni nga Organizata Caritas Kosova, konkretisht nga Zyra e saj në Viti. Në pakot e ndihmave për këto familje janë përfshirë veshmbathje dhe ushqim.
Basri Aliu, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, tha se këto ndihma janë shpërndarë në bashkëpunim të ngushtë me këtë drejtori duke i falënderuar Caritas Kosovën për ndihmën e ofruar.

“Me të vërtetë janë për të përshëndetur ndihmat e ofruar nga Caritasi. Fatkeqësisht ka një numër të konsiderueshëm të familje të cilat kanë nevojë për gjërat elementare dhe përmes ndihmave të tilla sadopak ju lehtësojmë jetën e tyre” u shpreh Aliu.

EkoHigjiena

Ai po ashtu theksoi se ndihmat e tilla në veçanti janë shumë të nevojshme për familjet të cilët kanë fëmijë të vegjël duke shpresuar se edhe në të ardhmen kjo organizatë do të vazhdoj ti ndihmoj familjet në nevojë. /2L ONLINE/