DYLON

Caritas Kosova certifikoi 23 zyrtar për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Caritas Kosova me seli në Ferizaj, në bashkëpunim me zyrën në Viti dhe Drejtorinë për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, si dhe Drejtorinë e Arsimit, ka organizuar një trajnim dy ditor për ngritjen e vetëdijes kundër trafikimit me qenie njerëzore e sidomos të fëmijëve. Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë gjetja e mundësive dhe rrugëzgjidhja për parandalimin e këtij fenomeni shumë të rrezikshëm për shoqërinë. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 23 zyrtar nga Qendra për Punë Sociale dhe Arsimi, të cilët janë pajisur me certifikata. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.