Car Night Show në Kamenicë solli një atmosferë të veçantë
“Mbrëmja e djeshme solli një atmosferë të veçantë, me automjete të modifikuara, performanca spektakolare, tym, drita dhe shumë pasion për makinat”, njofton Komuna e Kamenicës.
Në këtë aktivitet morën pjesë shumë adhurues të makinave, shoferë dhe të rinj, të cilët sollën makinat e tyre unike dhe krijuan një spektakël të paharrueshëm për publikun e pranishëm.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili e përkrahu aktivitetin dhe u bë pjesë e kësaj atmosfere festive së bashku me pjesëmarrësit dhe qytetarët.
“Car Night Show dëshmoi edhe një herë se Kamenica mund të jetë një hapësirë ku rinia, pasioni për makinat dhe aktivitetet atraktive bashkojnë qytetarët në një atmosferë të jashtëzakonshme”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/
