DYLON

Cana: Të lumtur që Qeveria e Luksemburgut ka investuar dhe vazhdon të investojë në shëndetësinë kosovare e në veçanti në Spitalin e Gjilanit

Cana: Të lumtur që Qeveria e Luksemburgut ka investuar dhe vazhdon të investojë në shëndetësinë kosovare e në veçanti në Spitalin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Kishim nderin dhe kënaqësinë që të presim në takim delegacionin nga Luksemburgu, Eric Dietz- Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Claude Jentgen – coordinator of programs at the Ministry of Foreign Affairs in Luxembourg, Jessica Spaus – Desk officer for Kosovo, Claude Jentgen – coordinator of programs in Development Cooperation, Giovanni Tordini- Resident Representative of LuxDev In Kosovo”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana theksoi se janë të nderuar që kishin në vizitë delegacionin nga Luksemburgu.

EkoHigjiena

“Jemi shumë të lumtur që Qeveria e Luksemburgut ka investuar dhe vazhdon të investoje në shëndetësinë kosovare e në veçanti në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan përmes projektit LuxDev KSV/017”, ka thënë drejtori Afrim Cana.

“Me rastin e fillimit të renovimit të objektit spitalor nr 1 përmes projektit KSV/017, thekso se me përkushtim të madh i gjithë stafi kemi marrë detyra dhe angazhime për të realizuar planin e riorganizimit dhe zhvendosjes së shërbimeve shëndetësore, nga objekti nr 1 në objektet e tjera përcjellëse spitalore, ku tani më të gjitha shërbimet janë bërë funksionale dhe po iu shërbejmë pacientëve”, thotë tutje drejtori i Spitalit.

Cana ka thënë se dëshiron të garantojë se Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan do të bashkëpunojë me Luxemburg Developement Cooperation Agency dhe të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, ku synimet janë që pacienti përherë të jetë në qendër të vëmendjes.

“Përfaqësuesit e Luksemburgut vizituan repartet e ndryshme dhe panë nga afër investimet e bëra nga projekti i LuxDev KSV/017, ata thanë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me Spitalin e Përgjithshëm Gjilan dhe presim që së shpjeti të fillojnë punimet në objektin spitalor nr.1”, ka thënë Afrim Cana, drejtor ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.