Cana: Një hap i madh për shërbimin shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan – Repartin e Ortopedisë
“Me kënaqësi njoftojmë se në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan fillon për herë të parë realizimi i ndërhyrjeve kirurgjike për vendosjen e protezave totale të gjurit dhe të kërdhokullës të siguruara nga SHSKUK-ja”, ka bërë me dije drejtori i përgjithshëm i Spitalit, Dr.Afrim Cana
Ai ka telefonuar personalisht dhe i ka ftuar pacientët e parë nga lista e pritjes për t’iu nënshtruar këtyre ndërhyrjeve.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve ortopedike dhe ofrimit të trajtimit bashkëkohor e cilësor për qytetarët tanë, pranë vendbanimit të tyre. Përkushtimi ynë mbetet i njëjtë: shërbim më cilësor dhe kujdes më i mirë për çdo pacient”, ka thënë drejtori Cana. /2LONLINE/
