DYLON

Cana: Drejt finalizimit të punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Cana: Drejt finalizimit të punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit vazhdojnë punimet në infrastrukturë, të cilat janë në fazën e finalizimit”, thonë drejtuesit e këtij institucioni.

Sipas drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, aktualisht, janë duke u realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më funksional për pacientët, stafin shëndetësor dhe të gjithë qytetarët që marrin shërbime në spital.

EkoHigjiena

Sipas tij, këto projekte do të mundësojnë zgjerimin dhe përmirësimin e hapësirave të shërbimeve, shtimin e kapaciteteve për parkim, lehtësimin e qarkullimit të pacientëve dhe automjeteve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, theksoi se investimet në infrastrukturë janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të vazhdueshëm të spitalit dhe përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Ai shtoi se bashkëpunimi i Spitalit me SHSKUK-në është në nivelin më të lartë, mbështetja institucionale dhe angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në interes të pacientëve dhe sistemit shëndetësor po konkretizohet me rezultate të mira.

“Për këtë bashkëpunim dhe për mbështetjen e vazhdueshme, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, për gatishmërinë, përkushtimin dhe bashkëpunimin korrekt institucional”, ka thënë drejtori Cana.

Sipas tij, investimet në infrastrukturë janë pjesë e vizionit për një spital më funksional, më të qasshëm dhe me kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë, ku përmes këtyre projekteve synohet të krijohet një ambient më i mirë dhe i përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.