DYLON

“Cambrian Patroll” po afron!

“Cambrian Patroll” po afron!
Avatar photo Redaksia

Gara “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, po afron, ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje që për vite me radhë FSK është pjesë e saj dhe ka treguar rezultate.

“Ekipit tonë në përgatitje i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm si ato që do të jenë gjatë realizimit të garës”, thuhet në njofitmin e FSK-së.

EkoHigjiena

Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.