DYLON

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit që dyshohet se dhunoi të miturën

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit që dyshohet se dhunoi të miturën
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. B. 

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.07.2021, rreth orës 01:20 minuta, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në Motelin ”Malibu” që gjendet skaj rrugës Viti – Kllokot,. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke e konsideruar si të pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.