DYLON

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit I. Z.

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit I. Z.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit I. Z.

Ekziston dyshimi se me datë 28.09.2021, në fshatin Livoç i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri i ka vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që makinën e tipit “Ford Fiesta”, ia ka dhënë në shfrytëzim të pandehurit J. H., i cili e ka njoftuar se me këtë veturë do të bartë lëndë narkotike të tipit ”kokainë”, nga Gjilani e deri në fshatin Stançiq, me peshë prej  144.7 gram, e që i pandehuri J. arrestohet ditë më parë dhe substanca narkotike i sekuestrohet.

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri I. Z. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.