DYLON

Caktohet masa e paraburgimitndaj të pandehurit B. M.

Caktohet masa e paraburgimitndaj të pandehurit B. M.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. M.

Me datë9 korrik 2019, gjatë një kontrolli nga oficerët policor në rrugën e fshatit Rogoqicë, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, tek i pandehuri është gjetur një sasi prej 1.034 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”, në veturën të cilën ishte duke e drejtuar.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketëkryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepëre sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke pasur parasysh që i pandehuri në fjalë ka një të kaluar kriminale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.