DYLON

Caktohet masa e paraburgimit prej një muaji ndaja katër personave

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Një gjyqtare e procedurës paraprake e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ka vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj 4 (katër) të pandehurve M. S.,A. B., M. G. dhe M. J.

Sabit Shkodra, zyrtar për Informim ka bërë të ditur se të pandehurit M.S. dhe A. B. dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

EkoHigjiena

Ndërsa të pandehurit M. G. dhe M. J. dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje asgjësimi i dokumenteve të votimit nga neni 220 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas vlerësimit të të gjitha shkresave e lëndës dhe dëgjimit të palëve, gjyqtarja e procedurës paraprake konsideron se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.