DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve H. Sh., A. Sh. dhe B. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri H. Sh. dyshohet se me datë 08.08.2018 rreth orës 22:50 minuta në lagjen “Çamëria” në Kamenicë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarin A. D., në atë mënyrë që gjatë rrahjes me një thikë e ka goditur në pjesën e qafës në anën e majtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit A. Sh. dhe B. A. me dashje kanë marr pjesë aktive në rrahje duke e goditur të dëmtuarin në fjalë dhe të dëmtuarin tjetër A. D..

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes, ngase këta persona janë shqiptar me vendbanim në Republikën e Gjermanisë.

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.