DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Gj. K., K. Z. dhe S. H., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit Gj. K. dhe K. Z. shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe S. K. shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 21.03.2017 në ora 17:40 minuta në Gjilan, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë të Drejtorisë së Hetimeve Kundër Trafikimit të Narkotikëve, në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 12.435.3 gram (12 kilogram e 453.3 gram).

Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.