DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji, të pandehurve N. B., M. L. dhe Xh. R..

I pandehuri N. B. nga Komuna e Fushë Kosovës, ndërsa M. L. dhe Xh. R. nga Komuna e Preshevës, me datë 16.12.2016, janë nxënë me substanca narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 (dyqind e katër dhjetë) kilogramë.

EkoHigjiena

Andaj me këtë veprim ata kanë kryer veprën penale: blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.