DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve V. Z. dhe M. Z.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve V. Z. dhe M. Z.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh të pandehurve V. Z. dhe M. Z.

Të pandehurit dyshohet se në vazhdimësi kanë shfrytëzuar pronën dhe kanë kanosur pronarët e saj.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale kanosje nga neni 185 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtarja pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi të njëjtit po të gjendeshin në liri do të përsëritnin veprën.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.