DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve O. J., D. J. dhe L. J.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve O. J., D. J. dhe L. J.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve O. J., D. J. dhe L. J.

Të pandehurit O. J. dhe D. J. dyshohet se me datë 14.11.2018 në ora 14:30 minuta në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit, pas një mosmarrëveshje rreth një muri, me të pandehurin L. J., fillimisht kanë filluar të fyhen në mes vete, e më pas i pandehuri O. J. me një shufër metalike godet të pandehurin L. J. në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, më pas ndërhynë edhe i pandehuri D. J., i cili me një lopatë godet po ashtu të pandehurin L. J., i cili nga goditjet humb vetëdijen në tokë.

Më pas i pandehuri L. J. arrin të marr shufrën nga i pandehuri O. J. dhe godet këtë të fundit në fytyrë me ç’rast thyen hundën dhe dhëmbët e përparmë, me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, pasi që njëjtit janë familjarë dhe po të gjenden në liri do të ndikonin tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.