DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F. Sh. dhe D. K.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F. Sh. dhe D. K.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve F. Sh. dhe D. K., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me datë 08.06.2018 Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e përgjimeve dhe urdhëresën e simulimit, kanë arrestuar të pandehurit F. Sh. (zyrtar policor) shqiptar nga Komuna e Gjilanit dhe të pandehurën D. K. nga Republika e Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëveprim mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 paragrafi 4, e 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në këtë rast i pandehuri F. Sh. ka qenë pronar i një qendre masazhi, ndërsa e pandehura D. K. e punësuar në këtë qendër.

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.