/2L ONLINE/ – Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve F. B. dhe V. H..
Të pandehurit F. B. dhe V. H. shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë veprat penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit janë arrestuar me datë 04.01.2016 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ndërsa tek gjyqtari i procedurës paraprake janë sjellë më datë 06.01.2016.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit./2L ONLINE/