DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit S. R.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit S. R.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej katërdhjetë (40) ditëve të pandehurit S. R..

I pandehuri është kërkuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Austrisë – kërkesë e Interpolit, për shkak të veprës penale e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi drogat dhe narkotikët të shtetit austriak, apo veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S. R., pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë dhe po që se i njëjti gjendet në liri, mund të arratiset për të i ikur përgjegjësisë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.