Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurit S. D.
I pandehuri S. D., në pozitën Inspektor i Komunikacionit në Komunën e Kamenicës, gjatë ditës së djeshme ka kërkuar ryshfet nga pronari i një kompanie të biznesit, për të kryer një shërbim.
I dëmtuari menjëherë ka lajmëruar zyrtarët policorë, më pas organet e ndjekjes kanë ndërmarrë të gjitha hapat, duke aplikuar përdorimin e masave të fshehta të simulimit, ku i pandehuri është arrestuar në vendin e punës.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.