DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M. H.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit M. H.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M. H.

Gjatë ditës së djeshme i pandehuri M.H., me automjetin e tij ‘’Opel Corsa’’, në rrugën “Halim Orana” në Gjilan, ka bërë një kthim të pasigurtë në rrugën dytësore, ku në atë moment motoçiklisti D. H. godet veturën e tij, i cili merr lëndime të rënda dhe nuk arrin të mbijetojë edhe përkundër faktit që iu është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuri M. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të lihet në liri mund të ndikoj tek dëshmitarët e rastit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.