DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit L. U.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit L. U.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit L. U., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri dyshohet se me datë 28.07.2018 në fshatin Bresalc me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me që rast ka goditur në anën e majtë të kraharorit.

Me këtë veprime i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga neni 178 dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.