DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit H. K.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit H. K.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit H. K.

I pandehuri dyshohet se me datë 11.02.2019, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënime ndaj të dëmtuarit Sh. A., grabit automjetin e tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri H. K., ka kryer veprat penale, grabitje dhe kanosje të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.