DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E. A.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit E. A.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit E. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me datë 12.06.2018, rreth orës 09:15 minuta në objektin e Gjykatës Themelore në Gjilan, i pandehuri E.A. ka kanosur seriozisht vëllezërit e tij, A. A. dhe N. A., në kohën sa ishte duke u mbajtur seanca gjyqësore lidhur me trashëgiminë, me këtë rast gjyqtari i ka kërkuar të njëjtit që të liron gjykatoren, mirëpo i pandehuri nuk i kishte përfillur urdhërat e gjykatësit, ku është dashur intervenimi i sigurimit të gjykatës dhe gjatë largimit të tij nga salla ka fyer gjyqtarin.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale kanosje nga neni 185 paragrafi 2 dhe mospërfillja e gjykatës nga neni 401 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.