DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. B.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. B.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A. B., në kohëzgjatje prej 40 (katërdhjetë) ditë.

I pandehuri A. B. shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, me datë 21.08.2017 është arrestuar nga zyrtarët policorë, pasi që për të ekziston një urdhër-kërkim ndërkombëtar aktiv, duke përfshirë edhe urdhër-arrest evropian aktiv.

I njëjti është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

EkoHigjiena

I pandehuri A. B., është paraqitur me disa emra të ndryshëm tek autoritetet e vendit, ndërsa është i kërkuar për ekstradim nga autoritetet hungareze.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.