DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A. Z.

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për të pandehurin A. Z.
I pandehuri A. Z. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka falsifikuar dokumente të institucioneve të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe me këtë ka kryer veprën penale: falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit të pandehurit i llogaritet nga data 02.03.2016 deri më datë 01.04.2016.

EkoHigjiena

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.