DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.I.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.I.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të miturit A. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.02.2019, rruga “Dëshmorët” në Komunën e Vitisë, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë,tek i mitur është gjetur një sasi prej 264,6 gramë substanca narkotike të llojit “marihuanë”.

Me këto veprime i mituri ka kryer veprën penale,posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.

I njëjti vetëm një ditë pasi ka mbajtur masën e paraburgimit dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ka përsëritur veprën e njëjtë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.