DYLON

Caktohet masa e paraburgimit ndaj S. D., pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur

Caktohet masa e paraburgimit ndaj S. D., pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit S. D. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji prill deri në fillim të muajit qershor të vitit 2021, në vazhdimësi në një fshat të Komunës së Kamenicës, në shtëpinë e tij e ka detyruar të miturën të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj. I pandehuri edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është nën moshën 14 vjeçare, të njëjtën disa herë e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale. 

EkoHigjiena

Me këto veprime, i pandehuri S. D. (serb) dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.