Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E. A. dhe T. A. në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Të pandehurit E. A. dhe T. A. shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 04.04.2017 rreth orës 20:00 minuta në Viti, ishin ndaluar nga zyrtarët policorë dhe gjatë kontrollit të pandehurit në fjalë, kanë reaguar duke penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, me këtë rast janë arrestuar, ndërsa H. A. dhe N. A. gjenden në arrati.

Me këto veprime të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409 paragrafi 6 dhe 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

KOMENTE