DYLON

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit që privoi nga jeta djalin e tij

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit që privoi nga jeta djalin e tij
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G. B., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri G. B. shqiptar nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se me datë 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marr plagë të rënda.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.