DYLON

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. P.

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. P.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. P., në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

I pandehuri serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dyshohet se me datë 15.04.2018, në Stacionin Policor në Gjilan ka sulmuar zyrtarin policor F. K., i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, më këtë rast kanë ndërhyrë zyrtarët e tjerë policor, duke e vënë nën kontroll të pandehurin,

Pas matjes së alkool testit tek i pandehuri ka rezultuar se ka qenë prezentë alkooli në masë 3.79 promila.

EkoHigjiena

Me këto veprime i pandehuri M. P. dyshohet se ka kryer veprën penale: sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.