DYLON

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. A.

Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit M. A.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit M. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri M. A. shqiptar nga Komuna e Preshevës, por me vendbanim të përkohshëm në Gjilan, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike dhe më pas edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Me këto veprime i pandehuri M. A. dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

EkoHigjiena

Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe duke e konstatuar se ky person është një recidivist, ka caktuar masën e paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.