DYLON

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin H. A.

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji për të pandehurin H. A.

I pandehuri në fjalë, shqiptar me profesion mjek – oftalmolog nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje, duke e pajisur me certifikatë shëndetësore të dëmtuarin A. J. për patentë shofer pa e kontrolluar asnjë mjek dhe as pa kontaktuar ndonjë mjek, përveç me dy zyrtarët e ordinancës H. K. dhe B. F., për të cilin shërbim ka paguar shumën prej 25 euro

EkoHigjiena

Me këtë i pandehuri H. A. dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

Ditë më parë Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji edhe për të pandehurit H. K. dhe B. F. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.