Nëntë pjesëtarët e formacionit para-ushtarak serb “Çakallët” janë dënuar me 106 vjet burg të martën nga një gjykatë në Beograd. Sipas mediave serbe, dy prej të akuzuarve janë liruar nga të gjitha akuzat që i rëndonin për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë në fshatrat e Pejës, gjatë luftës në vitin 1999.
Ky njësitë paramilitar është gjet fajtor për vrasjen, dhunimin, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës së shqiptarëve, dhe deportim të popullatës civile për në Shqipëri.
I akuzuari kryesor, Topllica Milladinoviq është dënuar me 20 vjet burgim, Sreqko Popoviq me 10, Sllavisha Kastratoviq me 2 vjet, Boban Bogiqeviq me 2, Abduballh Sokiq me 12 vjet, Millojko Nikolliq me 20 vjet, Ranko Momiq me 15 vjet, Sinisha Mishiq me 5 vjet dhe Dejan Bullatoviq me 20 vjet.
Gjyqtarja e Snezhana Nikolliq Garotiq duke lexuar verdiktin ka thënë se të akuzuarit janë fajtor për vrasjen e mbi 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq.
Sipas aktakuzës, viktima më e re e këtyre krimeve ishte 19 vjeçe ndërsa më e vjetra 87 vjeçe. Radosllav Bërnoviq dhe Velko Koriçanin janë liruar nga të gjitha akuzat.
Milladinoviq ka qenë komandant i njësisë 177 të mbrojtes territoriale në Pejë. Përveç Milladoniviqit, të gjithë të tjerët ishin pjesëtarë të kësaj njësie paramilitare.(REL)