DYLON

Cak i hajnave, xhamitë e disa fshatrave në Kamenicë

Cak i hajnave, xhamitë e disa fshatrave në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për disa raste të “vjedhjeve të rënda” apo “vjedhjeve të rënda në tentativë”, që janë regjistruar në disa fshatra të Komunës së Kamenicës ku hajnat kanë hyrë për të vjedhë nëpër xhami.  

Hajni ia kishte dal të vjedh në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Poshtme ndërsa hajnitë në xhamitë e fshatrave Topanicë e Rogoqicë, për fat të mirë, kanë shkuar huq.

EkoHigjiena

Kur jemi te vjedhja në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Poshtme, autoritetet policore kanë bërë me dije se ankuesi, ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur  një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën. Nga aty hajni ka vjedhur 300€ (monedha metali).

Është njoftuar prokurori, rasti është në procedurë hetimore.

Ndërsa kur jemi te “vjedhjet e rënda në tentativë, në Topanicë, ankuesi, imam i xhamisë,  ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë  thyer – dëmtuar  kasafortën  e xhamisë,  por nuk kanë arritur të përvetësojnë  diçka.

Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Ndërsa, në Rogoqicë, ankuesi, imam i xhamisë,  ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur se një person kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe ka tentuar të thyej kasafortën me mjete të forta, por pa sukses. Hajni nuk ka arritur të thyej kasafortën, por e ka dëmtuar atë. 

Është njoftuar prokurori dhe edhe ky rast në procedurë hetimore. /2LONLINE/