Fruti i stinës, qershia përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.
Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.
Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.
Bishtat e qershive, në rastin e gurëve apo kristaleve që krijohen në veshka, kanë veti magjike. Çaji i përgatitur nga bishtat e qershive parandalon krijimin e gurëve dhe kristaleve.