DYLON

Çaji jeshil për dhëmbë të bardhë!

Avatar photo Redaksia

Përkujdesi ndaj dhëmbëve nuk është asnjëherë i tepruar, e ndërsa shumë çajra shërbejnë për qetësimin e mishrave, por edhe mbrojnë dhëmbët tanë. Një ndër çajrat e këshillueshëm dhe mjaft i mirë është ai jeshil.

Ekzistojnë një sërë arsyesh pse ne duhet ta përdorim atë, por më e rëndësishmja është se mbron dhembët nga kariesi dentar pasi normalizon aciditetin e peshtymës. Me anë të antioksidantëve aktiv, vepron mbi mishrat e dhembëve duke parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

EkoHigjiena

Jo vetëm kaq, pasi çaji jeshil na ndihmon të mbajmë dhëmbët të shëndetshëm. Antioksidantët e çajit ndikojnë ne parandalimin e kancerit të gojës, pasi veprojne mbi qelizat e dëmtuara duke parandaluar rritjen e qelizave tumorale.

Nëqoftëse keni ende probleme me aromën e pakëndshme të gojës, tashmë ju ndihmon çaji jeshil. Ky i fundit ndihmon në eleminimin e aromës se keqe të gojës, pasi eleminon bakteret dhe pastron gojën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.