Çaji i murrizit i mirë për zemër
Murrizi është shumë i njohur në vendin tonë dhe për fat gjendet me bollëk kudo. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur më substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.
Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemër, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemra.
Çajin nga murrizi mund ta blini në qeska në dyqane, apo mund t’i mblidhni vetë frutat e murrizit, t’i thani ato dhe pastaj t’i zini si qaj. Mjafton një filxhan çaj i tillë në ditë.
