DYLON

Cacttus Education informon maturantët për programet e tyre

Cacttus Education informon maturantët për programet e tyre
Avatar photo Redaksia

Cacttus Education, institucion arsimor i akredituar i nivelit të pestë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka mbajtur në sesion informues me kryetarët e klasave të dymbëdhjeta.

Siç ka theksuar Ylljeta Morina nga Cacttus Education, qëllimi i këtij sesioni ishte informimi i maturantëve rreth programeve të studimit dyvjeçar si dhe mundësive të bursave që aktualisht ky institucion i ofron deri në 80 përqind.

EkoHigjiena

Kryetarëve të klasave të dymbëdhjeta të pranishëm në takim u janë shpërndarë listat për mbledhjen e kontakteve të secilës klasë e më pas ata do t;i dërgojnë fotot e nxënësve të lajmëruar.

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Bekim Mustafa” i ka falënderuar zyrtarët e Cacttus Education duke theksuar se shkolla jonë është e gatshme për bashkëpunim edhe në të ardhmen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.