DYLON

Buzhala:“Dojnë me gri djalin. E kush? Partia e tij!”

Avatar photo Redaksia

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Berat Buzhala e ka vlerësuar si jo korrekt reagimin e përfaqësuesve të LDK-së ndaj deklaratave të deputetit të partisë së tyre, Arben Gashi, i cili dje kishte kërkuar që Isa Mustafa duhet të bëhet kryeministër i vendit.

Madje Buzhala, reagimet e përfaqësuesve të LDK-së i ka klasifikuar edhe si “çudira nga bota”.

EkoHigjiena

“Nje interviste e dha Arben Gashi. Kerkoi qe Isa Mustafa me qene Kryeminister. Dojne me gri djalin, s’i t’kish kerku me çu haps Isa Mustafen. E kush? Partia e tij. Dhe ate ne emer te mbrojtjes se interesave te vet Ises. Çudira nga bota”(sic), ka shkruar Buzhala në Facebook.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.