Studimet kanë treguar se optimistët jetojnë më gjatë se pesimistët, për këtë arsye shprehja “mposhteni dhimbjen me buzëqeshje” është padyshim e vërtetë. Terapeutët thonë se e qeshura është “masazhi” i përsosur i organeve të brendshme, ndihmon zemrën të punojë më mirë e gjakun të qarkullojë shpejt nëpër inde.
Të qeshurit është forma më e mirë për ta nxitur prodhimin e hormonit të disponimit të mirë. Ai ju relakson, përmirëson humorin, ju bën që të pushoni dhe largon pengesat shpirtërore.
Porosia që ju japim: Qeshni sa më shumë! Jetoni më gjatë e më mirë.