DYLON

“Buxhetimi me Pjesëmarrje” ka filluar me takimin në lagjen “Zabel…”

“Buxhetimi me Pjesëmarrje” ka filluar me takimin në lagjen “Zabel…”
Avatar photo Redaksia

Dëgjimet e para publike të Komunës së Gjilanit me qytetarë të disa lokaliteteve në kuadër të “Buxhetimit me pjesëmarrje”, kanë filluar me takimin që është mbajtur mbrëmë në Lagjen “Zabeli i Sahit Agës”.

Në takim me qytetarët e pranishëm të kësaj lagjeje mori pjesë edhe kreu i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Ai foli për rëndësinë e Buxhetimit me pjesëmarrje, duke inkurajuar të pranishmit për propozime të projekteve të rëndësishme për lagjen e tyre.

EkoHigjiena

Pasi organizatori tregoi për kriteret që duhet të përmbushen për t’u përfituar projekti i një formati të tillë të takimit që komuna e realizon me qytetarët, nëpër  lokalitete, në ktë rast me qytetarë të kësaj lagjeje, pas më shumë propozimeve të bëra, u veçuan pesë propozimet e qytetarëve, të cilat u përkrahën më së shumti nga të pranishmit, e më pas në takim e radhës do të votohet për njërin nga to.

1. Fusha e volejbollit

2. Rregullimi i hapësirës rekreative-sportive

3. Këndi i lodrave për fëmijë

4. pastrimi dhe mbulimi i lumit

5. Vendosja e shportave për mbeturina përgjatë rrugëve

Në takim morën pjesë qytetarë, drejtorë dhe zyrtarë të drejtorive komunale.

“Në Zabel do të kthehemi më 26 maj, me procesin e votimit për projektin që do të realizohet në lagje për komunitetin. Lagjja jote, vendimi yt”, thanë organizatorët e këtij takimi.

Kujtojmë se vlera e projektit që do të mbështetet do të jetë 50 mijë euro. 

Përndryshe, dëgjimet e tilla publike do të vazhdojnë dhe për sonte është e paraparë me banorë të lagjes “Rruga e Prishtinës”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.