DYLON

Bushati kërkon koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim deputetin nga Lugina e Preshevës, në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Riza Halimi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, (KKSH), Galip Beqiri.

Gjatë bisedës, bashkëkombësit nga Lugina e Preshevës informuan mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, si dhe prezantuan punën e bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në drejtim të zgjidhjes së problemeve kryesore dhe shqetësimeve me të cilat përballet pakica kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës e gjetkë në Serbi, raporton Lajmi.

EkoHigjiena

Ministri Bushati i siguroi bashkëbiseduesit se, nga shteti amë, mbështetja morale, politike dhe materiale për shqiptarët e atyre trevave do të jetë gjithnjë në rritje.

Ai theksoi se, “Shqipëria do të punojë që shqiptaret në Republikën e Serbisë të trajtohen sipas standardeve më të përparuara dhe demokratike, në mënyrë që të integrohen plotësisht dhe si qytetarë tё barabartë në jetën dhe institucionet e vendit ku jetojnë”.

Ndërkohë, Ministri Bushati kërkoi që të ketë një koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë për adresimin dhe zgjidhjen e shpejtë të të gjitha çështjeve me rëndësi jetike për këtë komunitet shqiptar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.