DYLON

Busavata bëhet me shkollë të re

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot, Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani është pritur nga Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami. Kryetari Sinani falenderoi Ministrin Bajrami për bashkëpunimin dhe informoi për dinamikën e punimeve në ndërtimin e shkollës së mesme profesionale në Busavatë.

“Kemi informata të mira për punën e juaj që po e bëni në sferën e Arsimit në Komunën e Kamenicës, ne kemi aprovuar kërkesën e juaj për realizimin e projektit ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Busavatë, pas përfundimit të procedurave ligjore do të filloj ky projekt, ndërsa për vitin 2016 planifikohet të ndërtohen edhe dy shkolla tjera në Krilevë dhe Berivojvë”, thhet në njofitmin e komunës, për t’u shtuar se janë dakordua që Ministri Bajrami të viziton Kamenicën në fillimin e vitit të ri shkollor në muajin Shtator 2015./2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.